Transmetuar më 03-01-2018, 12:15

Teksa të gjithë ishim duke festuar natën e ndërrimit të viteve, aktorja Jessica Alba po i jepte jetë djalit të saj të vogël.

Më 31 dhjetor, aktorja është bërë nënë për herë të tretë të një djali me emrin Hayes Alba Warren, emër i cili shkon në mënyrë perfekte me motrat, Haven dhe Honor.

Duke postuar një foto të të porsalindurit, Alba shkruan “31 dhjetor 2017 dhurata më e mirë për të pritur Vitin e Ri. Cash dhe unë jemi të bekuar. Haven dhe Honor janë të fiksuar pas vëllait të tyre të vogël #familyof5", ka shkruar ajo.

Edhe bashkëshorti i saj Cash Warren ndihet mjaft i lumtur dhe krenar duke postuar një foto në profilin e tij ku shfaqet me vogëlushin Hayes.

Është e qartë se Alba dhe familja e saj do ta mbajnë mend gjatë natën e ndërrimit të viteve. Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren kanë edhe dy vajza të tjera, Haven dhe Honor Marie, 6 vjeçe dhe 9 vjeçe. Hayes është djali i tyre i parë dhe ata janë shumë të kënaqur që familja e tyre u shtua me një anëtar të ri. /b.l/noa.al/