Transmetuar më 03-01-2018, 14:07

Boksieri Mike Tyson nuk rresht së befasuari. 51-vjeçari, ish-kamion i botës në boks, ka vendosur që të prodhojë marijuanë në California, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga 1 janari 2018, në Californi shitja e marijuanës është ligjëruar, pas referendumit të mbajtur në 8 nëntor 2016, por bazuar në disa kritere.

Qysh natën e Vitit të Ri, ishin të shumtë personat që u vunë në radhë për të blerë marijuanë dhe produkte të tjera që e përmbajnë, si biskota dhe lëngje të ndryshme.

Tyson deklaroi se i ka dedikuar kultivimit të marijuanës 40 hektarë tokë, në jugperëndim të Death Valley, shkruan noa.al.

Po ashtu pjesë e planeve të tij, do të jetë hapja e një shkolle që t’u mësojë kultivuesve, se si të marrin maksimumin prej parcelave të kultivuara. /a.y/noa.al