Transmetuar më 03-01-2018, 14:48

Janë të shumtë njerëzit që vendosin të zgjidhin hallet e tyre duke ia besuar ato fallxhoreve, e bien kështu pre e mashtrimeve të tyre.

Por, ndërsa disa e kuptojnë në kohë, ka të tjerë që harxhojnë para pafund tek zonja e zotërinj që pretendojnë se të parashikojnë fatin.

Videoja e mëposhtme është shkëputur nga emisioni “Stop” ku mund të shikoni dy kamera të fshehta se si dy fallxhoret flasin dhe bindin vajzat në këmbim të shumave monetare.

Në pjesën e dytë të videos do të shikoni rrëfimin e një vajze e cila i thotë fallxhores se ka rënë në dashuri me deputetin Taulant Balla dhe fallxhorja bie në kurth dhe vazhdon të tregojë se si do të shkojë puna mes “çiftit”.