Transmetuar më 03-01-2018, 15:17

Eriglisa një vajzë e re nga komuniteti egjiptian tregoi historinë e saj dhe peripecitë me të cilat është ndeshur ajo dhe familja në përballje me varfërinë  dhe drejt rrugës së arsimimit. 

Eriglisa kërkoi po ashtu një shans për të festuar dhe dhurata për fëmijët rom dhe egjiptian që ndjekin kopshtin, ku ajo është edukatore.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në Klan ditë më parë, e siguroi se do të shkonte bashkë me Eriglisën për të shpërndarë dhurata dhe për të festuar Vitin e Ri me fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian.

Ai po ashtu i ofroi asaj pozicionin e punës së këshilltares së Ministrit për Çështjet Speciale. 

Sot kreu i qeverisë me një status në rrjetin e tij social Facebook i ka uruar mirëseardhjen Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/