Transmetuar më 03-01-2018, 15:38

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 4 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Planetët do ju ndihmojnë sot të dashuroni sa më shumë dhe të jeni të lumtur pranë atij që doni. Edhe për beqarët do jete një ditë shumë e mirë për dashurinë. Kujdes, qëndroni me këmbë në tokë. Në punë duhet të tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni, kjo do sjellë përmirësime te financat.

Demi

Mjedisi për çiftet sot do jetë i mrekullueshmen dhe plot elektricitet. Do kaloni një tjetër muaj mjalti fantastik. Beqarët do takojnë personin e ëndrrave te tyre. Në punë jeni mosbesues me të gjithë dhe kjo ju mërzit gjithmonë. Mos ju kushtoni kaq rëndësi të tjerëve.

Binjakët

Beqarët do kenë një mundësi shumë të mirë sot dhe nuk duhet ta lënë t’iu ikë nga duart. Miqtë do ju mërzisin pak sot, mundohuni të ruani vetëkontrollin. Për çiftet nuk ka asgjë të re. Gjithçka do shkoje si normalisht. Financat do jenë të qëndrueshme dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.

Gaforrja

Nëse jeni në çift duhet të tregoheni më të matur me partnerin/en. Jeta juaj duket se do marrë një kthesë tjetër. Reflektoni dhe shprehini sa më qartë dëshirat tuaja. Beqarët do takojnë një person të veçantë nëpërmjet një mikut të tyre. Situata financiare në përgjithësi nuk do ketë probleme.

Luani

Do mendoni se keni gjetur personin ideal me të cilin të ndani jetën. Kujdes! Mos u nxitoni shumë sepse ai/ajo që keni pranë nuk është ashtu si duket. Mund edhe të zhgënjeheni. Të njëjtën gjë duhet te bëjnë edhe beqarët. Bëjini sytë katër. Financat nuk do jene aspak të mira.

Virgjëresha

Sot duhet të shpenzoni më shumë kohë për dashurinë. Përfitoni nga kjo ditë e bukur për të organizuar një darkë romantike. Beqarët do kenë disa takime sharmante dhe do argëtohen mjaft me personat që do takojnë. Planetët do ju ndihmojnë te rregulloni situatën tuaj financiare.

Peshorja

Pas një periudhe të vështirë në dashuri më në fund do gjendeni para një ndryshimi pozitiv dhe fitimprurës. Do ndjeheni më të lirë dhe më të lumtur. Përfitoni sa më shumë sot! Beqarët do të përjetojnë emocione të forta. Sot duhet të punoni më shumë nëse doni të realizoni objektivat profesionale.

Akrepi

Çiftet do kenë një ditë me shumë tension por edhe me shumë pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njeri tjetrin por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet. Për beqarët pritet një ditë e veçantë dhe me emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar. Me buxhetin nuk do keni probleme.

Shigjetari

Për çiftet nuk do ketë probleme në dashuri. Josheni më shumë partnerin/en dhe mundohuni që në mbrëmje të krijoni një ambient sa më romantik. Ai do ndjehet shumë mirë. Beqarët do tërhiqen shumë nga dikush i shenjës së peshqve, të cilin kanë kohë që e njohin. Në planin financiar do keni fat.

Bricjapi

Pritet të vijë një ditë shumë premtuese për çiftet. Fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë mjaft harmonik. Përfitoni sa më shumë. Nëse zemra juaj është ende e lirë sot do keni mundësi të takoni dashurinë. Në planin financiar nuk do keni shumë fat por as surpriza të këqija. Mundohuni të menaxhoni mirë buxhetin.

Ujori

Do keni konflikte me partnerin/en dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet në dashuri. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Beqarët do kenë shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjejnë. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare.

Peshqit

Dashuria për çiftet do kthehet në fiksim. Kujdes sepse ndonjëherë kjo edhe të dëmton. Beqarët do jenë me fat. Kanë të gjitha kushtet për të takuar personin e duhur dhe për ta bërë për vete. Do jeni shumë të shqetësuar për çështjet financiare. Nëse bashkëpunoni me dike bëni kujdes. /b.l/noa.al/