Transmetuar më 04-01-2018, 22:51

Është e mahnitshme se sa perceptimi mund të zbulojë mbi personalitetin tonë.

Gjërat që kapin së pari vëmendjen tuaj, thonë shumë për mënyrën se si e jetoni jetën. Shikoni këtë foto, cila është gjëja e parë që shihni?

KROKODILI

Nëse e keni parë krokodilin më parë, jeni praktik dhe nuk ju pëlqen të rrezikoni në jetë. Ju jeni një person që shikon faktet dhe rezultatet, dhe jo teoritë e premtimet.

Ju jeni pragmatik, dhe një bisedë e vërtetë është si një frymëmarrje me ajër të freskët për ju. Cilësia juaj më e madhe është energjia tokësore që keni, e kombinuar me aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet. Por edhe ky lloj personaliteti ka një anë negative.

Jetoni një jetë të kujdesshme, por përqendrohuni më shumë në aspektet negative e jo pozitive. Ndjeheni lehtësisht në ankth ose në depresion. Ju duhet të relaksoheni dhe të keni më shumë argëtim. Jepini vetes kohë të lirë për të luajtur, keni nevojë për më shumë se sa mendoni!

BARKA

Nëse patë fillimisht anijen, do të thotë që tentoni të keni një sy për detaje dhe mund të shihni gjithçka që kalon.

Ju gjithashtu keni një anë krijuese dhe një mënyrë unike për të gjetur zgjidhje për çdo problem apo situatë. Disa njerëz mund t’ju përshkruajnë si ëndërrimtar, por për të tjerët ju jeni një burim idesh të shkëlqyera.

Ju pëlqen të flisni për misteret dhe fenomenet shpirtërore. Doni të zhyteni thellë në teoritë e komplotit dhe të lundroni nëpër tema ekzotike, në kërkim të mistikës.

Ju keni një imagjinatë të fortë dhe dini pothuajse çdo gjë. Por ky personalitet ka gjithashtu një aspekt negativ.

Ju përqendroheni shumë në detaje, duke harruar gjërat më të rëndësishme. Humbisni duke ekzaminuar fusha të ndryshme, duke humbur plotësisht qëllimin tuaj më të madh.

Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të humbur në jetë. Mundohuni ta thjeshtoni jetën duke eliminuar të gjitha gjërat e padobishme që rrëmbejnë vëmendjen tuaj. Gjeni se çfarë është më e rëndësishme për ju, cili është pasioni dhe cilat janë përparësitë tuaja më të mëdha.