Transmetuar më 09-01-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama prej shumë kohësh e ka përqendruar vëmendjen e tij tek sektori i turizmit dhe hera herës bënë promovimin e tij nëpërmjet artikujve promovues.

Mëngjesin e kësaj të marte ai ka publikuar një video të italianes “La Stampa”, ku renditen vendet me prenotimet më të shumta të turizmit gjatë vitit 2017.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kalsifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në video, në vendin e pestë për numrin e prenotimeve turistike gjatë vitit që lamë pas renditet Omani, në të katërtin Moldavia, në të tretin Bjellorusia, në të dytin Tanzania dhe në të parin Shqipëria.

Për vendin tonë thuhet se gjatë 2017-ës ka patur rritje të prenotimeve me 88%, ku promovohen zonat malore dhe deti i kristaltë.

“Muaji ideal për të vizituar Shqipërinë është shtatori, dielli është ende i nxehtë dhe çmimet shumë më të ulëta”, thuhet më tej.

Po ashtu shtohet se një birrë kushton vetëm 1.5 euro ndërkohë që një dhomë shkon 30-40 euro. /a.y/noa.al