Transmetuar më 11-01-2018, 21:23

Një grup qytetarësh janë mbledhur sonte përpara Kuvendit të Maqedonisë në shenjë revolte për shkak të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Protestuesit janë duke kundërshtuar votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, që sot u miratuar me 69 vota pro, dhe që përfshin edhe gjuhën shqipe.

Protesta ka filluar që në mesditë, kur votohej edhe ky ligj, shkruan “Telegrafi”.

Grupi prej 10-15 qytetarësh me flamuj në duar, ishin përpara ndërtesës së Kuvendit, për t’i thënë jo miratimit në Parlament.