Transmetuar më 16-01-2018, 14:27

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dalë në konferencë për mediat, lidhur me vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

“Ky akt është terrorist për shtetin e Serbisë dhe ne do ta trajtojmë si të tillë”, deklaroi Vuçiç në konferencën e mbajtur pasi mblodhi Këshillin e Siogurisë Kombëtare.

Ai i shprehu ngushëllimet familjes së Ivanoviç në emër të shtetit të Serbisë.

“Ne do të gjejmë vrasësin ose vrasësit”, i premtoi Vuçiç gruas së politikanit të vrarë, Milena Ivanoviç.

Oliver Ivanoviç, ishte lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë.

Ai u qëllua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë mëngjesin e sotëm, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al