Transmetuar më 17-01-2018, 07:29

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka vendosur që të shkojë në Kosovë, pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

Mësohet se Vuçiç do të shkojë në Kosovë gjatë së shtunës dhe të dielës.

Më konkretisht ai do të vizitojë Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën.

Oliver Ivanoviç, ishte lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë.

Ai u qëllua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al

Apeli i Haradinajt: Të mos politizohet vrasja e Ivanoçiv, mund të ftojmë edhe FBI-në

Vrasja e politikanit serb Ivanoviç, policia 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Vuçiç: Akt terrorist! Zbulon premtimin që i dha gruas së tij

Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë, qeveria serbe ndërpret bisedimet me Kosovën

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur