Transmetuar më 17-01-2018, 18:22

Presidenti Gjorge Ivanov theksoi sot se nuk ka dekretuar Ligjin për gjuhët që zyrtarizon gjuhën shqipe, me pretendimin se është antikushtetues.

“Duke pasur parasysh vlerësimet e ekspertëve për jokushtetutshmërinë e këtij ligji, kam sjellë vendim që mos e dekretoj”, theksoi Ivanov në një për mediat.

Ai tha se ka informuar Kuvendi lidhur me vendimin e tij. Në letrën e tij, ai tha se në mënyrë të detajuar ka arsyetuar vendimin dhe ka bërë thirrje që deputetët të shqyrtojnë sugjerimet e tij dhe më pas të veprojnë me përgjegjësi.

Ivanov tha se për miratimin e një ligji të tillë duhet votim i shumicës absolute. Ai bëri thirrje për ndërtimin e një shoqërie multinetike në frymën e dialogut dhe bashkëjetesës. /k.k/noa.al/