Transmetuar më 18-01-2018, 20:55

Gent Jakupi së bashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë përshkruar 2600 kilometra me një automjet të vjetër ushtarak rus, ZIL.

E ndalesën e parë që ai bën në Tiranë, e bëri në Top Channel, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Po rrugën e kthimit për në Londër, Gent Jakupi duket se nuk do ta bëjë me ZIL-in rus.

Ai do shkojë në Londër me avion pasi gjatë intervistës me Juli Krisafin ai tha se automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV.