Transmetuar më 21-01-2018, 15:48

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës në Turqi.

Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurdë në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve fortesat e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptarë”, tha lideri turk.