Transmetuar më 25-01-2018, 10:15

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grua dhe katër fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në banesë.

Rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë të Maqedonisë, ka rënë një zjarr në shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të shtëpisë së vjetër, ku flinte gruaja Fatimja me katër fëmijët e çiftit.

Sakaq në katin e parë flinte Sulejmani, i cili ka kuptuar shumë vonë çfarë kishte ndodhur, teksa familja e tij ishte shuar.

Mësohet se deri më tani është nxjerrë trupi i pajetë i gruas shqiptare me moshë 39-vjeçare dhe dy fëmijëve, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e kufomave të dy fëmijëve të tjerë.

Fëmijët që humbën jetën janë nga mosha 4 deri në 13 vjeç, tre djem dhe një vajzë. /a.y/noa.al