Transmetuar më 02-02-2018, 19:19

Kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut, Dragan Krstiq, ka gjuajtur pamflete me fotografinë e Putinit drejt ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, teksa ai po mbante një fjalim në Universitetin e Nishit.

Dragan Krstiq, nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur, “nuk na nevojitet demokracia amerikane, na keni goditur me bomba, Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Nëpër pamflete ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin, dhe shkrimi, “duam bazat ruse”, “Jo diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

Sigurimi ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e ndaluan atë pasi ai refuzimit për të mos qëndruar pranë universitetit. /k.k/noa.al/