Transmetuar më 11-02-2018, 21:02

Pasditen e sotme u luajt takimi Southampton-Liverpool i vlefshëm për “Premier Ligën” angleze.

Ajo që ra në sy është një tifoz i vogël i Southampton me pankartën në dorë.

Fotografia e tij u bë virale në kohë rekord për shkak të shkrimit në pankartë.

"I lindur të luaj për Southamptonin dhe pastaj të shitem te Liverpool,”-shkruhej në pankartën që mban tifozi në dorë. Liverpool ka shpenzuar rreth 190 milionë euro nga viti 2014 duke blerë lojtarë të Southamptonit.

Takimi i pasdites së sotme Southampton-Liverpool përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të “Redsave”./a.k/noa.al/