Transmetuar më 13-02-2018, 14:36

Këngëtari Ermal Meta, i cili u shpall fitues në festivalin "Sanremo 2018" ka bërë një status në rrjetin e tij social Facebook drejtuar gazetarëve shqiptarë. Meta u kërkon atyre të mos spekullojnë për jetën e tij, pasi sipas Ermalit ata nuk dinë asgjë për të.

Kantautori shqiptar, ka përgënjeshtruar zërat mbi një marrëdhënie të vështirë mes tij dhe babait kur ka qenë më i vogël.

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. 

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos të lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmendjen”, shkruan ai.

Ermal Meta arriti të rrëmbente trofeun e "Sanremo 2018", bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente". Meta dhe Moro e shkruajtën tekstin e këngës së tyre pas atentatit në Manchester, në koncertin e yllit amerikan të pop-it Ariana Grande./b.l/noa.al/