Transmetuar më 13-02-2018, 17:56

Të gjithë sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrës gjermane Bayern München do të fitojnë 1 GB internet nga Telekom për çdo gol të shënuar nga ekipi i tyre i zemrës.

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë abonentët bëhen pjesë e lojës duke dërguar një SMS me tekst “FCB” në numrin 142. Kjo është e vlefshme vetëm për ndeshjet që Bayern München do të luajë në Ligën e Kampionëve. Loja do të zgjasë deri kur skuadra të luajë ndeshjen e fundit në organizimin më të famshëm vjetor në Europë.

Për të përfituar nga kjo lojë është shumë e thjeshtë. Mjafton që abonentët të kenë aktive një nga paketat e ofertës prej 1,000 lekësh ose më shumë.

Gjatë ndeshjes, sa herë që Bayern München shënon, çdo abonent mund të dërgojë një SMS me tekst “GOL” në numrin 142 dhe merr 1 GB për çdo gol, të cilat janë të vlefshme për 1 javë në rrjetin 4G/4G+.

Abonentët do të marrin 1 GB për çdo GOL të shënuar gjatë një ndeshjeje. Loja nis me ndeshjen e parë të Bayern München më 20 shkurt, duke shpresuar që të vazhdojë deri më 26 maj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Përfitimi 1 GB për çdo gol do të jetë i vlefshëm për 7 ditë dhe mund të përdoret vetëm në rrjetin 4G/4G+. Bonusi do të ketë përparësi në konsumin kundrejt volumit të njësive të tjera që mund të ketë konsumatori. Abonentët do të njoftohen me anë të një SMS-je për marrjen e këtij përfitimi. Pasi dërgon SMS “GOL” mund të përfitosh bonusin në fund të ditës tjetër.

Klubi i Bayern München është një ndër tre ekipet më të preferuara në Europë dhe në Shqipëri ka grupin më të organizuar të fansave. Deutsche Telekom Group, ku Telekom Albania bën pjesë, është sponsor zyrtar i ekipit bavarez dhe në këtë mënyrë kompania do të vazhdojë të jetë më pranë pajtimtarëve me surpriza të tjera, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën.