Transmetuar më 14-02-2018, 09:27

Foto e një 6-vjeçari nga Librazhdi, ku ai dukej i keqtrajtuar, teksa ishte varur në një pemë nga xhaxhai i tij bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit.

Lidhur me foton në fjalë Policia e Elbasanit nisi një hetim dhe mëngjesin e sotëm ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Uniformat blu në Librazhd kanë shoqëruar 3 persona nga fshati Zdrajsh, mes tyre edhe babain e 6-vjeçarit.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje, ku i pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Ndërkohë hetimet për këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”./b.l/noa.al/