Transmetuar më 14-02-2018, 16:24

Kreu i diplomacisë shqiptare i ka kërkuar plotfuqishmëri Presidentit Ilir Meta, për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë.

Mësohet se për këtë veprim është vënë në dijeni edhe Kryeministri Rama. Një veprim i tillë i Bushatit vjen në kulmin e debateve që karakterizuan dy takimet e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu, vjen pak kohë pas takimit të paralajmëruar të dy kryeministrave, Rama dhe Tsipras.

Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.

Me interes priten edhe emrat e negociatorëve që do të jenë përballë fqinjëve në adresimin dhe zgjidhjen e shumë çështjeve.

Ndërkohë, disa protesta janë zhvilluar deri më tani për artikulimet se pala shqiptare i ka falur pjesë detare Greqisë.

Ndërkohë, për t’u konsultuar mbi këtë çështje, kreu i shtetit ka pritur sot në një takim ish-Presidentin, Bujar Nishani. /k.k/noa.al/