Transmetuar më 14-02-2018, 16:50

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Bëhet fjalë për një 54-vjeçare, nga Manati i Lezhës.

Për momentin, ajo është identifikuar vetëm me inicialet L.C.

Gruaja është transportuar fillimisht në spitalin Rajonal, ku mjekët vlerësuan se gjendja e saj ishte e rëndë dhe urdhëruan që të transportohej drejt Tiranës.

54-vjeçarja ka humbur jetën një ditë më parë në spital, pasi ka konsumuar fostoksinë.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia. /k.k/noa.al/