Transmetuar më 14-02-2018, 18:07

Një grabitje është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ku dy persona kanë arritur që të marrin një sasi parash.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku protagonistët e ngjarjes hynë me forca nga dritarja për të kryer misionin e tyre.

Nën kërcënimin e thikave, ata kanë arritur që të marrin 30 mijë lekë të rinj, dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se ata ishin të maskuar, dhe askush nga personat që ndodheshin në shtëpi nuk kanë arritur që t’i identifikojnë.

Për ngjarjen, policia thotë se ka shoqëruar disa persona në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2018, gjatë natës në lagjen “11 Janari”, në banesën e shtetasit M.K, kanë hyrë nga dritarja dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kanë marrë rreth 30.000 lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona, në ambientet e Komisariatit në lidhje me këtë ngjarje. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /k.k/noa.al/