Transmetuar më 14-02-2018, 18:24

Përdorimi i një bojë flokësh i shkaktoi probleme serioze një vajzë, aq sa u detyrua të shkonte në spital.

Lauren Woods shpërndau fotografitë ku shfaqej si mos më keq, dhe pretendon se reaksionin e rrallë ia ka shkaktuar boja me të cilën leu flokët.

Mëngjesin e së shtunës, Lauren tha se koka e saj u fry dhe skalpi filloi të digjej, prandaj shkoi menjëherë në spital.

Edhe pse u dërgua në shtëpi 2 herë për pak ditë, fytyra dhe koka e saj vazhdonin të qëndronin të fryra. Kur u zgjua mëngjesin e së dielës, ajo kishte probleme me sytë dhe nuk i hapte dot, duke shkuar për herë të tretë në spital.

Pasi mori steroide dhe tableta për alergjinë, ajo qëndroi në shtëpi për 7 ditë derisa pamja iu përmirësua. /k.k/noa.al/