Transmetuar më 14-02-2018, 20:18

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare do të luajë në kampionatin italian.

Azdren Llullaku është zyrtarizuar te skuadra e Virtus Entella që militon në “Serinë B”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 6-mujore me të drejtë rinovimi nëse bind.

Te skuadra italiane ai ka gjetur edhe futbollistin tjetër të Kombëtares shqiptare, i cili firmosi para disa ditësh, Nasër Aliji.

Llullaku ka publikuar edhe një fotografi me Nasër Alijin ku krahas saj shkruan: “Mirë se të gjeta vëlla”.

Skuadra e Virtus Entella kërkon kështu që me ardhjen e 2 shqiptarëve të sigurojë mbijetesën në “Serinë B”./a.k/noa.al/