Transmetuar më 14-02-2018, 22:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 21:00 në rrugën “Nikolla Tupe”, në sheshin mes pallateve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj./a.k/noa.al/