Transmetuar më 14-02-2018, 23:22

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar Greqinë me ndërhyrje ushtarake. Ky kërcënim vjen pas sulmit në Siri nga ushtria turke.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, Erdogan tha se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje, shkruan Hurriyet.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rëndësishme për ne sa ç ‘është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Siri. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”., tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës.

Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të vazhdueshëm për ishujt në Egje, sipas të cilëve përcaktohet edhe zona ekonomike e secilit shtet.