Transmetuar më 16-02-2018, 08:42

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, flet lidhur me negociatat me Shqipërinë, duke deklaruar se janë mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Në një intervistë për televizionin grek “Alpha TV” këtë të enjte, ai tha se vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura.

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”, u shpreh Kotzias, duke e cilësuar diçka të mirë.

Ministri grek shtoi më tej se me palën shqiptare bisedimet dhe negociatat zgjatën dy vjet e gjysmë.

“Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, tha Kotzias.

Ai shtoi më tej se shpresohet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. /a.y/noa.al