Transmetuar më 18-02-2018, 14:11

Pula- Pula është shumë e mirë për të parandaluar thinjat në flokë. Gjithçka në sajë të rolit mbrojtës që luajnë proteinat që gjenden tek mishi i pulës dhe gjelit, të cilat vonojnë daljen e flokëve të bardhë.

Salmoni- Konsumi i salmonit luan rol të rëndësishëm kundër flokëve të thatë. Në sajë të vitaminës B12 dhe yndyrave të mira, riparon flokët e thatë.

Brokoli dhe spinaqi– Luajnë rol të rëndësishëm për flokun, duke shërbyer si balsam natyral, në sajë të pranisë së madhe të hekurit, kalciumit, vitaminës A dhe C.

Bishtajat- Bishtajat, fasulat dhe thjerrëzat përshpejtojnë rritjen e flokëve, në sajë të përmbajtjes së hekurit, zinkut dhe proteinave.

Arrat dhe kikirikët- Ndihmojnë për t’i bërë flokët më të butë dhe për të parandaluar rënien e tyre, shkruan noa.al.

Vezët– Vezët i ushqejnë flokët, në sajë të vitaminës B12.

Midhjet- Në sajë të pranisë së zinkut, midhjet luajnë rol të rëndësishëm antioksiduese, duke parandaluar plakjen dhe dobësimin e flokëve.

Karotat- Karotat i bëjnë flokët të kenë më shumë shkëlqim dhe të jenë më të butë, në sajë të pranisë së vitaminës A. /a.y/noa.al