Transmetuar më 22-02-2018, 14:35

Mbajtja e zonës vaginale në kushte optimale, ka një rëndësi të posaçme, për shkak se parandalon djegiet dhe kruajtet, të cilat shkaktojnë infeksione tek femrat. Më poshtë gjeni një listë me këshilla si të parandaloni infeksionet:

-Mbani sa më thatë zonën vaginale, pasi lagështia përkeqëson kruajtjet

-Pastrojeni vaginën nga para mbas

-Përdorni të brendshme pambuku dhe ndërrojini dy herë në ditë

-Nëse mundeni flini pa të brendshme, deri kur të shpëtoni nga kruajtjet

-Shmangni dushin me shkumë apo shampo vaginale

-Përdorni sapunë me pehash neutralë, në mënyrë që të mos acaroni vaginën

-Shmangni kruajtjet

-Bëni dush pas çdo aktiviteti fizik

-Forconi sistemin imunitar me ushqime të pasura me vitaminë C, shkruan noa.al.

Megjithatë nëse këto këshilla nuk japin rezultat, do të thotë që problemi është shumë serioz, ndaj bëni mirë që të shkoni tek gjinekologu për të marrë një trajtim me medikamente. /a.y/noa.al