Transmetuar më 26-02-2018, 08:30

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar gjatë natës së lënë pas, ende pa zbardhur e hëna.

Në Selanik të Greqisë, ka shpërthyer një bombë artizanale, në makinën e konsullatës shqiptare.

U desh ndërhyrja e tetë zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Makina ishte parkuar para konsullatës, në rrugën Psara, në zonën e Touba.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al