Transmetuar më 27-02-2018, 09:41

Humbje e madhe për artin shqiptar, ku sëmundja e rëndë nga e cila vuante prej disa vitesh i ka marrë jetën kritikut të artit Gëzim Qendro.

Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje të rëndë, ku pavarësosht trajtimeve mjekësore, nuk arriti t’ia dalë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nëpërmjet këtij postimi në Facebook:

“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Le vepra shumë të mira mik! Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendësueshëm! Lamtumirë!” /a.y/noa.al