Transmetuar më 27-02-2018, 14:33

Masakra e Floridas ku u vranë të paktën persona, nxënës dhe mësues të një gjimnazi, ka hapur një debat të madh për sigurinë në shkolla.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar madje të trajnohen dhe armatosen mësuesit e shkollave.

Ndërkohë, paralelisht në SHBA vijon debati sa i takon veprimeve të oficerit të sigurisë së shkollës, i cili jo vetëm nuk ndërhyri të ndalte agresorin, por qëndroi në ambientet e jashtme të shkollës, shkruan noa.al.

Për këtë ai kishte një alibi. Avokati i policit Scot Paterson deklaroi se klienti i tij mendoi se të shtënat ishin jashtë shkollës, dhe po monitoronte zonën përreth, në kërkim të njeriu që hapi zjarr. /a.m/noa.al