Transmetuar më 27-02-2018, 14:54

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në Elbasan, ku teksa po përgatiteshin për të përcjellë në banesën e fundit njërin anëtar të familjes, ka vdekur dhe tjetri.

Gjatë ditës së enjte, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, 51-vjeçari Riza Osmani banues në Elbasan, i punësuar si menaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e  pastiçeri, ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet paraprake nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke bërë që të dyshohet për vdekje natyrale.

Sakaq pak orë më vonë. në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte  shkuar për të parë kufomën e  xhaxhait ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan.

Noa.al mëson se vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën e vëllait të të atit.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale. /a.y/noa.al