Transmetuar më 27-02-2018, 15:15

Drama nuk ka fund në Sirinë e zhytur në luftë civile prej vitit 2011. Veç vuajtjeve që u sjell lufta, dhe abuzimeve nga militantët e grupeve terroriste, gratë janë të rrezikuara edhe nga ata që kanë shkuar si bamirës.

Disa operatorë që në Siri dërgojnë ndihma për llogari të OKB, kanë abuzuar seksualisht me shumë gra sipas raportimeve.

"Seks në këmbim të ushqimit". Ky është mesazhi që gratë dhe vajzat e reja dëgjojnë nga shumë misionarë sapo afrohen për ndihmë nëpër kampe raporton BBC duke cituar organizatat për të drejtat e njeriut.

Hetimet kanë nisur 3 vite më parë kur lindën edhe dyshimet.

Raportohet se shumë gra edhe e fëmijë të vegjël, kanë braktisur kampet për t’i shpëtuar abuzimeve seksuale./a.m./noa.al/