Transmetuar më 27-02-2018, 21:15

Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht në radhë për të marrë pensionin mujor.

Ai priti 48 orë me radhë për të marrë një shumë qesharake, pak më shumë se 1 dollar e gjysmë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, ku i moshuari ndërroi jetë si pasojë e rraskapitjes së gjatë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar një indinjim të madh popullor në rrjetet sociale. 

Sipas Operación Veneuela, një OJF që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i moshuari Jesús García, ka vdekur në radhë pranë Banco Bicentenario të Santa Barbara, në shtetin e Barinas.

Sipas agjencisë ANSA, Garcia po priste të merrte pensionin e tij qesharak prej 350 bolivar, pak më shumë se 1 dollarë e gjysmë, sipas çmimit të tregut të valutës. /k.k/noa.al/