Transmetuar më 01-03-2018, 17:13

Nëntë fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, pasi një makinë u përplas me murin e një shkolle.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të shtunë në Baitha, në periferi të Muzaffarpur, në Indi.

Disa nga viktimat u goditën direkt nga makina, ndërsa të tjerë mbetën të shtypur nga muri, i cili u shemb.

Ndërkohë në polici u vetëdorëzua Manoj Baitha, lideri lokal i partisë qeverisëse Bharatiya Janata Party (BJP), i akuzuar për aksidentin me 9 viktima, shkruan noa.al

Siç deklaroi shefi i policisë së distriktit Muzaffarpur, Gourav Pandey, politikani u arrestua, ndërkohë që u mjekua edhe për plagët e marra në aksident.

Policia tha se Baitha po i jepte makinës në gjendje të dehur. /a.y/noa.al