Transmetuar më 01-03-2018, 18:10

Disa javë më parë në rezidencën e djalit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump Junior mbërriti një zarf me një pluhur të bardhë.

Zarfi u hap nga gruaja e tij e cila sapo pa pluhurin misterioz njoftoi punonjësit e sigurisë.

Vannesa Trump u dërgua me urgjencë në spital.

Fatmirësisht nuk u raportua asnjë problem shëndetësor pasi nuk bëhej fjalë për agjentë kimikë.

Pak javë pas ngjarjes, policia ka arrestuar personin që dërgoi zarfin.

Ende nuk bëhet me dije emri i tij, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje pasi ta marrin në pyetje./a.m./noa/al