Transmetuar më 02-03-2018, 13:14

Martina, 7 vjeç, u vra në orët e para të mëngjesit, kur ajo ishte ende duke fjetur në shtratin e saj. Alessia, 13 vjeç, ishte zgjuar, ndoshta e përgjumur, por në këmbë kur babai i saj qëlloi me gjak të ftohtë mbi motrën e saj. Pak minuta më parë babai i tyre Luigi Capasso kishte vrarë edhe bashkëshorten e tij me tre plumba ndërsa ishte në garazh.

Pas nëntë orësh negociatash për t’u dorëzuar te karabinierët, ai nuk ka pranuar të vetëdorëzohet duke zgjedhur të qëllojë edhe veten me plumb në kokë me armën e shërbimit.

Në këtë pikë, policia bastisi banesën e familjes Capasso, ku fillimisht trupi i vajzës së re është gjetur nën batanijen e krevatit, ndërsa vajza e madhe Alessia nuk ishte shumë larg nga shtrati.

Ndoshta në momentin e krimit ajo u zgjua pas vrasjes së motrës së saj ose ndoshta pas zhurmës së armës së tre goditjeve të nënës së saj. Nga analiza e parë e mjekëve ligjorë, hipoteza e parë duket më e mundshme, pasi duket se e para që ka vdekur ishte Martina.

Alessia, mund të ketë ndjerë shkrepjen e armës dhe mund të ketë dalë nga shtrati instinktivisht. Ende e përgjumur ajo mund të ketë marrë disa hapa para se të takonte babanë e saj.

Ndoshta, ajo nuk ka vënë re ndonjë gjë, lidhur me atë që ndodhi fillimisht me motrën e saj dhe ajo çfarë ka ndodhur me nënën e saj në garazh. Ndoshta, në errësirën e mëngjesit, ajo as nuk e vuri re se babai i saj ishte ai që i qëlloi ato.

Sipas vëllait të tij, Luigi Capasso ishte "një baba i dashur". "Kurrë nuk e kam pritur një gjë të tillë. Ai ishte i qetë, nuk ishte i keq.

Ai gaboi që i mori jetën dy princeshave tona dhe gruas, por ai ishte një person shumë i mirë. Ai ishte një burrë xheloz, por vajzat e donin dhe i donte, ai ishte një baba i dashur ", tha ai gjatë një interviste për Radio 24./b.l/noa.al/