Transmetuar më 02-03-2018, 19:08

Pesë skiatorë u bënë dëshmitarë të një tragjedie të vërtetë teksa u përballën me një ortek dëbore.

Ngjarja ka ndodhur në Alpet Jugore të Francës, ku për fat të keq katër prej tyre humbën jetën, dhe një tjetër u zhduk.

Gjatë një vizite në qytetin jugor të Nisës, kryeministri francez Edouard Philippe u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Mediat lokale thanë se skiatorët, duke përfshirë një udhërrëfyes, ishin jashtë rrugës në një zonë të largët të parkut kombëtar Mercantour.

Sipas njoftimeve, orteku u shkaktua pak para orës 13:00 me orën lokale të premten.

Ky është orteku më vdekjeprurës këtë dimër që godet Francën, ndërsa më 15 shkurt një tjetër ortek në malet Pirenej vrau tre skiatorë.

Gjithsej, 16 persona kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i sezonit të skive në Francë që prej muajit nëntor, ndërsa 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. /k.k/noa.al/