Transmetuar më 02-03-2018, 19:23

Nuk ka të ndalur trafiku ndërkombëtar i drogës, duke e kthyer në një shqetësim botëror çështjen e krimit në këtë drejtim.

Ditën e sotme është kapur një sasi prej 1.3 ton kokainë e pastër. Ngarkesa në fjalë është ndaluar nga autoritetet braziliane, e fshehur në dy konteinerë, në portin e Rio de Janeiros.

Për të rënë në gjurmët e lëndës narkotike, e vendosur në 48 çanta, agjentët kanë përdorur pajisje me rreze ‘X’ dhe qentë antidrogë.

Sipas policisë braziliane, "kjo ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në historinë e Rio de Janeiro" dhe është kokainë e pastër.

"Droga ishte paketuar në pako dhe në qese të mbushura me vakum. Ne besojmë se është konfiskimi më i madh i kokainës në historinë e Rio de Janeiros, dhe një nga më të mëdhatë në Brazil", tha inspektori i policisë, Fabricio Oliveira. /k.k/noa.al/