Transmetuar më 02-03-2018, 19:41

Ish-presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont nuk ka hequr dorë nga beteja për pavarësinë e rajonit. Pasi u shkarkua nga Madridi dhe është vënë në ndjekje penale për organizimin e referendumit të konsideruar antikushtetues, ai qëndron në Belgjikë.

Duket se pikërisht nga ky shtet ai do të vijojë karrierën politike me synimin kryesor pavarësinë. Sipas “The Guardian”, Puigdemont po planifikon të drejtojë një qevri në ekzil.

“Është një qeveri në mërgim, dhe jo një qeveri në hije”, tha ai për mediat.

“Është një kabinet apo qeveri që duhet të përfaqësojë realitetin tonë politik. Ajo do të përfaqësojë diversitetin e Katalonjës. Unë do të ftoj të gjitha partitë e tjera për të marrë pjesë. Këshilli duhet të ketë përfaqësim nga komunitetet lokale dhe shoqëria civile. Ne do të lëvizim nga sistemi i vjetër i qeverisjes për njerëzit në një sistem të ri që është qeveria me njerëzit ", tha ai.

Puigdemont tha se do të shërbejë si president i këshillit, duke shtuar se fitorja e partive separatiste në zgjedhjet e dhjetorit i dha atij legjitimitetin e nevojshëm./a.m./noa.al/