Transmetuar më 03-03-2018, 09:28

Një krim i dyfishtë u shënua këtë të premte, ku një djalë 19-vjeçar vrau nënën dhe babanë e tij. Ngjarja e rëndë ka si protagonist një student amerikan të Central Michigan University, i cili vrau me armë zjarri prindërit, teksa kishin shkuar ta merrnin në shkollë.

I dyshuari është i riu me ngjyrë, Eric Davis Jr., nga Illinois, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa arratisej me vrap.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, pasi u sinjalizua në një tren. Dyshohet se krimi i dyfishtë ndodhi pas një sherri mes tij dhe prindërve.

I riu kishte vetëm pak orë që kishte dalë nga spitali MidMichigan Medical Center, ku kishte përfunduar për shkak të një mbidoze droge, shkruan noa.al.

Babai i 19-vjeçarit, ishte një agjent policie. Nga hetimet paraprake ngjarja u përkufizua si vrasje për arsye familjare. /a.y/noa.al