Transmetuar më 05-03-2018, 08:41

Një person i ka dhënë fund jetës në Washington, para hyrjes së Shtëpisë së Bardhë.

Rezidenca e Presidentit amerikan, u izlolua menjëherë, ku shërbimet sekrete u angazhuan maksimalisht këtë të shtunë, për të garantuar sigurinë e Donald Trump.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar, ndërkohë që Presidenti i cili ndodhej në rezidencën e tij në Florida, u informua mbi ngjarjen.

Personi i cili qëlloi veten, ndërroi jetë pak më vonë në spital.  Kjo ngjarje vjen rreth një javë pas një incidenti tjetër, kur një makinë u përplas kundër një muri sigurie në Shtëpinë e Bardhë.

Një grua 37-vjeçare u arrestua dhe në atë rast, Trump ndodhej në rezidencën e tij në Washington. /a.y/noa.al