Transmetuar më 05-03-2018, 10:14

I ftohti i acartë që përfshiu gjithë Europën, gjatë javës së fundit, shkaktoi reshje të dendura dëbore dhe prani të madhe akulli.

Në Amsterdam të Holandës, kanalet e qytetit janë ngrirë që të gjithë, duke u krijuar mundësi qytetarëve që të bëjnë patinazh.

“Nuk ndodhte prej vitesh”, shkruan një përdorues i rrjetit social Twitter, @juanbuis.

Më poshtë gjeni edhe videon e cila po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Kjo pasi kanalet e mëdhenj me ujë, ia lanë vendin një sipërfaqe të madhe akulli. /a.y/noa.al