Transmetuar më 05-03-2018, 12:41

Matteo Renzi ka vendosur që të dorëhiqet pas rezultatit të dobët në zgjedhje. Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat italiane, ndonëse nuk ka përfunduar ende numërimi i plotë i votave.

Por deri më tani forcë e parë politike rezulton Lëvizja 5 Yjet e Luigi Di Maio me 31%, ndërkohë Partia Demokratike e Matteo Renzit, ka marrë 19.62%. Partia Lidhja e Veriut, e Matteo Salvinit ka marrë 18.41%.

Sakaq Renzi ka paralajmëruar një konferencë për mediat në orën 17.00, ku pritet të japë dhe qëndrimin e tij.

Megjithatë, asnjë forcë politike, nuk ka marrë numrin e duhur të votave për të qeverisur e vetme.

Në votimin e kësaj të diele, italianët zgjodhën deputetët dhe senatorët e rinj.

Për dhomën e deputetëve morën pjesë në votime 72.93% e italianëve me të drejtë vote mbi moshën 18 vjeç. Ndërkohë për dhomën e senatit votuan 73.05% e italianëve me moshë mbi 25 vjeç. /a.y/noa.al