Transmetuar më 05-03-2018, 13:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Kosovës me Malin e Zi është më afër se kurrë.

Delawie përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, porositi deputetët se ka ardhur koha që t'i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshje këtë javë.

"Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për tu ratifikuar.

Deputetë, është koha që ta sillni atë në vijën e finishit këtë javë", shkruan Delawie.

Kuvendi i Kosovës, deri më tani ka thirrur tri seanca për ratifikimin e demarkacionit por për shkak të mungesës së votave, ato janë shtyrë vazhdimisht./b.l/noa.al/