Transmetuar më 05-03-2018, 18:41

Kohët e fundit ka pasur kritika të shumta për të, por gjithsesi ai fitoi bindshëm në zgjedhjet brenda partisë së tij.

Por sot, kryetari i Partisë Demokratike të Italisë, Mateo Renzi ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Vendimin e bëri publik vetë Renzi në një dalje të posaçme për mediat, dhe duket se rezultati zhgënjyes nga zgjedhjet e së dielës ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë vendim.

Ish-Kryeministri italian tha se do të ketë zgjedhje të reja brenda Partisë Demokratike.

Duhet të hapet një faqe e re, tha ai përpara gazetarëve, që në fund nuk prefereoi të flaës për mediat.

Vendimi i tij erdhi vetëm pak para se të publikohet rezultati i zgjedhjeve në Itali. /k.k/noa.al/