Transmetuar më 05-03-2018, 18:57

Me argumentin se ka pasur kërcënime të vazhdueshme për sigurinë, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mbyllur përkohësisht selinë në Ankara të Turqisë.

Data e rihapjes ende nuk dihet, ndërsa një vendim i tillë vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë janë në një nivel të lartë.

Duke filluar nga dita e sotme, Ambasada do të ofrojë vetëm shërbime emergjente, thuhet në një njoftim sqarues.

Aktivitetet rutinore, përfshirë intervistat për vizë, nuk do të mbahen gjatë periudhës së kufizimeve.

Njoftimi gjithashtu këshillon qytetarët amerikanë në Turqi të shmangin turmat e mëdha, të mbajnë një profil të ulët dhe të jenë të kujdesshëm.

Gjithashtu të hënën, agjencia turke e lajmeve Anadolu njoftoi arrestimin e 12 personave në Ankara, si pjesë e një hetimi të xhihadistëve të dyshuar. /k.k/noa.al/