Madhështore, në Kosovë zbulohet portreti i Adem Jasharit me 200 mijë fishekë
Transmetuar më 05-03-2018, 22:55

Adem Jashari është heroi legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nder të tij sot u zbulua portreti i formuar me mbi 200 mijë fishekë.

Mozaiku i ndërtuar nga 200 mijë fishekë ku është bërë portreti i komandantit legjendar Adem Jashari është zbuluar sot në 20 vjetorin e rënies së tij. Mozaiku që nga sot e deri më 7 mars do të qëndrojë në kompleksin memorial, Adem Jashari në Prekaz, ndërsa pas 7 marsit ende nuk është vendosur se çka do të ndodhë më të.

Autori i këtij mozaiku, Besart Gashi bëri të ditur se mozaiku është 25 metra katror dhe është punuar nga 200 mije gëzhoja fishekësh.

Edhe artisti shqiptar Saimir Strati i cili ka marrë shumë rekorde gines ka ndërtuar vepra të veçanta me gozhdë apo tapa, si heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu apo portretin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

Loading...
Loading...