Transmetuar më 07-03-2018, 10:16

Shpërthimi i një vullkani në jug të Japonisë, ka krijuar panik te banorët.

Siç e shihni dhe në video tymi nga hiri vullkanik është përhapur me shpejtësi duke bërë të anulohen me dhjetëra fluturime në aeroportin Kagoshima.

Agjencia Meteorologjike në Japoni tha se vullkani "Shinmoedake" shpërtheu ditën e martë, ndërsa hiri është ngritur deri në 7500 metra lartësi.

Ky është shpërthimi më i madh që prej vitit 2011. Në qytetin Kirishima, banorët mbanin maska kirurgjikale ose mbulonin hundët me peshqir dore, ndërsa të tjerë përdorin çadra për tu mbrojtur nga hiri i rënë prej tij.

Si pjesë e "Unazës së Zjarrtë", të Paqësorit, Japonia goditet shpesh nga tërmetet, ndërsa ka 110 vullkane aktive./b.l/noa.al/